Ushtria gjermane, stërvit qentë për të gjetur Covid-19

0
Gjigandi

Bundeswehri gjerman në bashkëpunim me Universitetin e Mjekësisë Veterinare (TiHo) në Hanover po zhvillojnë në kundër të një projekti teste me dhjetë qenë. Qentë e përfshirë  të eksperiment i takojnë shkollës së  qenve të ushtrisë gjermane e cila gjendet afër Ulmenit.

Sipas njoftimeve të Bundeswehrit në projekt janë përfshirë qenë të racave pastor, spaniel dhe retriever. Qentë detektivë jo vetëm që mund të nuhasin dhe zbulojnë  nisur nga përbërja molekulare e aromave përkatëse lëndë eksplozive ose droga, por edhe të nuhasin lloje të ndryshme kanceri si dhe hipogliceminë, pra rënien e sheqerit, në rastin e diabetikëve. Pikërisht tek kjo aftësi i e tyre bazohet edhe projekti për koronën. Studiuesit kanë  arritur aktualisht një kuotë diagnostikimi prej rreth 80 përqind, dhe projekti duket se do të jetë i sukseshëm.
Rezultatet përfundimtare pritet të jenë në dispozicion për disa javë. Deri tani qentë po ushtrohen duke nuhatur kampionë pështyme njerëzish të infektuar. Gjithësesi viruset e këtyre kampionëve janë trajtuar me kimikate dhe janë të padëmshëm. Edhe në vendet e tjera, si SHBA, Finlandë  dhe Britaninë  e Madhe, qentë po trajnohen që të nuhasin infeksione me Sars-COV-2.
Përveç kampioneve të pështymës, ekzistojnë edhe teste me urinë dhe djersë, të  cilat po tregojnë rezultate inkurajuese.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu