Kush është më “i egër” Nju Jorku apo parlamenti shqiptar? Rudina Hajdari jep përgjigjen e papritur

0
Gjigandi

E ftuar në studion e emisionit “E Diell” ishte deputetja opozitare Rudina Hajdari. Gjatë bisedës së saj me Edi Manushin, Hajdari tha se jeta në Nju Jork është shumë e vështirë, pasi atje njerëzit janë shumë punëtor. E pyetur nga Manushi se kush është më “i egër” Nju Jorku apo parlamenti shqiptar, Rudnina zgjodhi këtë të dytën. Në parlament, tha Hajdari, deputetet merren me individin dhe gjërat personale se sa me argumente apo fakte konkrete.

“Parlamenti shqiptar është i egër goxha se ka dhe burra. Ndjesia q të jep është goxha e ashpër. Në parlament merren me individë dhe jo me ide e argumenta. Të vjen keq. Qoftë edhe mediat janë të fokusuara tek individi dhe jo tek argumenti. Kjo tregon që të jesh pak e ashpër. Unë jam përpjekur që të ndjek një model tjetër. Unë them që jam menduar këto kohë sidomos.
Sepse është bërë tre vite që jam në parlament. Edhe pse kam qenë në opozitë jam munduar të jem konstruktive për një gjë që e duam të gjithë siç është BE. Në këtë prizëm jam munduar të jem sa më shumë bashkëpunuese. Duhet të tregojmë që të jemi të aftë të flasim një gjuhë dhe të jemi evropian. Këtë gjë duhet ta tregojmë me fakte. Kur shkoja në Bruksel këtë gjë transmetoja dhe ato habiteshin. Jam munduar të bashkëpunoj me shoqërinë civile dhe nuk kam paragjykuar asgjë asnjë moment. Në momentin që unë do të merrem me këtë çështje duhet të marr dhe mendimin e tyre, ata ndalojnë një moment dhe e thonë ashtu siç është”, u shpreh Rudina Hajdari.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu