Kurbini “thahet” për ujë, banorët ankohen: Çezmat pikojnë me orar si Kazan Rakie

0
Gjigandi

Rritja e temperaturave ka rikthyer në Kurbin, problemin e vjetër të furnizimit me ujë të pijshëm.  Banorët ankohen se ndodh që uji të mos u shkojë për ditë me radhë, ndërsa Bashkia do të vërë në punë një pus të ri për të  shtuar ujin në rrjet.

Furnizon me ujë të pijshem një pjesë të Durrësit dhe Kavajes përmes stacionit të Fushë-Kuqës, por për vetë banoret e Kurbinit sigurimi i ujit është kthyer në sfidë.

Prej ditësh  uji i pijshëm në qytetin e Laçit dhe zonat përreth rrjedh si me pikatore në oraret e përcaktuara.

Prurjet e pakta të ujit në stacionin e pompave të qytetit përshkak të thatësirës dhe amortizmi i rrjetit ka sjellë këtë situatë.

Banorët e Kurbinit thonë problematika është evidente prej shumë vitesh, duke kthyer në mjaft shqetësim kryesisht gjatë stinës verës.

RonaTyra

Situata më e vështire bëhet për familjet që jetojnë në çadra përshkak të dëmtimit të banesave nga tërmeti.

Sigurimi i higjienës në këtë periudhë pandemie është një mision i pamundur për ta.

Për të përmiresuar sadopak furnizimin me ujë të pijshëm, Bashkia Kurbin ka nisur një ndërhyrje emergjente për hapjen e një pusi të ri dhe vënien në funksion të tij në një kohë sa më të shpejtë.

Gjithashtu po vijon puna për ndërtimin e Ujësjellësit të ri për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare këtij problemi 30-vjeçar të banoreve të Kurbinit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu