E dashuruar me Shqipërinë! Aktorja turke vjen sërish me pushime në Shqipëri

0
Gjigandi

Aktorja turke Farah Zeynep Abdullah, e njohur për rolin e saj si Sura në serialin “Kurt Seit dhe Sura” duket që adhuron Shqipërinë.

Arsyeja pse e themi këtë është pasi edhe pse në kohë pandemie ajo ka zgjedhur bregdetin shqiptar të bëjë pushime dhe pikërisht qytetin e bukur bregdetar Sarandë.

Hera e parë kur aktorja erdhi në vendin tonë ishte korriku i vitit të kaluar ku zgjodhi Vlorën dhe Sarandën si destinacione pushime.

Po kështu ka zgjedhur edhe këtë vit që pushimet t’i kalojë në bregdetin shqiptar.

RonaTyra

Farah ka postuar disa foto nga Saranda teksa ndodhet në mbrëmje, e ulur në shezllon e duke shijuar pamjen.

“Sarandë”-shkruan aktorja krah fotove që kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave shqiptar.

Por nuk ka mbaruar me kaq pasi në Instastory Farah ka bërë një tjetër status ku përshëndet shqiptarët me flamurin kuq e zi dhe një zemër.

Image

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu