Kur serbi nxori revolen e kërcënoi shqiptarët në restorant Beogradi, sportisti i madh i Kosovës e kapi për fyti! Ja si kishte ndodhur…

0
Gjigandi

Kur serbi në restorant Beogradi nxori revolen e kërcënoi shqiptarët, sportisti i madh i Kosovës e kapi për fyti! Ja si kishte ndodhur…
Në vitet e 90-ta popullit shqiptar i Kosovës përjetoi terrorin nga agresori serb.  Ato periudha janë shumë të rënda, ku shqiptarët e paguan me gjak që sot e gëzojmë lirinë dhe shtetësinë e Kosovës. 

Në shkrimin e gazetës kombëtare “Bota sot”, me titull: “Kur Hajrullah Tërnava i bërtet komandantit serb Petroviq: Po ta jap besën që gërklanin kam me ta pre! Ja reagimi i milicëve serb… “, ka komentuar Agim Gëzim Morina dhe ka treguar një detaj shumë interesant. 

Morina tregon një ngjarje dramatike kur iu drejtua serbi me revole dhe se si kishte reaguar ish xhudisti i mirënjohur (atëkohë aktiv), Hajrullah Tërnava, i cili  ka qenë kampion ish i Jugosllavisë, po ashtu ka punuar në vitet e 80-ta edhe në Drejtoratin e Policisë së Kosovës (drejtor i Akademisë) dhe ka qenë i sulmuar e i përndjekur nga regjimi serb. 

Image

Komenti i Agim Gëzim Morinës

RonaTyra

“Më kujtohet edhe një rast kur në vitin 1981 unë edhe vëllau i Hajrullahut në atë kohë ishim shpesh në shoqëri, pasi edhe ai ushtronte xhudo emri i të cilit (nuk më kujtohet për momentin) që edhe kërkoj ndjesë, ishim në restorant Beograd në Prishtinë dhe situata politike ishte e tensionuar, ku papritmas hynë në restorant, një grup serb dhe filluan të na provokojnë dhe fyejnë duke na thënë se ‘çka po kërkoni ju, “ne u ngritëm dhe e kapëm për fyti njërin nga ta, dhe papritmas njëri e nxori revolen dhe na drejtoi neve të dyve; largohuni se ju vras…

Nuk e dijë kush e informoi Hajrullahun i cili ishte duke shëtitur me miq në korzë dhe brenda dy minutave na erdhi në ndihmë dhe e kapi për fyti personin që na drejtoj armën duke i thënë se njëri nga ne ishte vëllau i tij. Më vonë na tregoi se personi që na drejtoi armën ishte i person që punonte në polici si shofer në stafin civil. Respekt për Hajrullah Tërnavën njeri shumë i kompletuar dhe i dashur te shqiptarët”, komenton Morina.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu