Kur nuk e dinim, të qanim nga gëzimi apo humbja e madhe

0
Gjigandi

Kur nuk e dinim, të qanim nga gëzimi apo humbja e madhe.

Paradoksi i jetës, kjo i ka ndodhur Egzon Belicës në vitin e shkuar dhe në të njëjtin muaj, maj. Teksa ishte duke u përgatitur për ndeshjen kundër Flamurtarit në transfertë, njoftohet për lajmin më të keq dhe që nuk donte ta dëgjonte për asnjë arsye: “Babai ka ndërruar jetë”.

Menjëherë braktisi grumbullimin për të shkuar dhe për ta përcjellë në banesën e fundit. Dhimbja do të kthehej në forcë të madhe dhe disa ditë më vonë, ishte ndeshja derbi me Tiranën, shkruan sportekspres nga Tirana. 

Aty Partizani do të fitonte 2-1 dhe falë atij tre pikëshi, do të siguronte matematikisht titullin kampion. “Kur nuk e dinim, të qanim nga gëzimi apo humbja e madhe”, shkruan Belica kur kujton momentin që kishte ndërthurje të emocioneve dhe përjetimeve.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu