Ish kapiteni i klubit të futbollit Bashkimi nga Kumanova, Skender Ismaili, ka kujtuar këtë fotografi interesante me legjendën e futbollit gjerman dhe botëror, Lotar Mateus, kampion bote me kombëtaren e Gjermanisë në vitin 1990.
Fotografia është e vitit 2003 dhe është bërë në Antalia të Turqisë, ku Bashkimi dhe Partizani i Beogradit rastësisht kishin qëlluar së bashku në përgatitje.
Në atë kohë trajner i skuadrës serbe ishte gjermani Lotar Mateus, e futbollistëve të Bashkimit nuk iu kishte shpëtuar rasti që të bënin njē foto me kampionin e botës.
“Me klubin e Bashkimit ishim
në përgatitje në Antalia të Turqisë. Atje ishte edhe Partizani i Beogradit, trajner i të cilëve ishte Lotar Mateus, kapiten i dikurshëm i Gjermanisë dhe ne shfrytëzuam rastin për një foto. Edhe Mateus pati pranuar me shumē kënaqēsi, ishte njeri modest “, kujton Ismaili takimin me legjendën gjermane të futbollit.
Në foto janë: Vlatko Kuzmanovski, Jeton Qerimi Jeton Mustafi, Lotar Mateus, Gazmend, Ismet Bekteshi, Xhengiz Selveri, Skender Ismaili dhe Erkan Osmani./reshat ibrahimi/.