Kur futbolli bëhet romantik…, ja yjet që rizbuluan origjinën e tyre

0
Gjigandi

Blerja dhe shitja e futbollistëve në merkato është buka e përditshme në këtë sport. Brenda këtij seksioni, një numër i madh i lojtarëve i ndryshojnë ekipet vazhdimisht, të tërhequr kryesisht nga projekti sportive, nga ngazëllimi i një fillimi të ri në një entitet ose vend tjetër. Sidoqoftë, ka disa raste kur zemra tërhiqet më shumë sesa aspekti sportiv apo ekonomik. Këto janë disa shembuj të romantizmit në futboll:

Arjen Robben
Padyshim që rasti më i fundit është dhe më domethënësi në kujtesë. Futbollisti holandez i “vari këpucët në gozhdë” më 4 korrik 2019, në moshën 35-vjeçare, pas një karriere të suksesshme, që përfundoi me më shumë se një dekadë te Bayern Munich. Sidoqoftë, ai ka vendosur të rikthehet e të luajë, për ta ndihmuar ish-skuadrën e vendlindjes, Groningen. Anësori i spikatur luajti aty që në moshën 12 vjeç, në akademinë e të rinjve, duke debutuar me ekipin e parë në vitin 2000, vetëm 16 vjeç. Paraqitja aty ishte e një rëndësie të tillë, sa dy vite më vonë u transferua për 4.3 milionë euro te PSV Eindhoven. Tani, pas 18 vitesh dhe një viti në “pension”, veterani holandez pranon sfidën e rivishjes së ngjyrave, me të cilat filloi karrierën e tij.

Robin Van Persie
Për Hollandën, me dashuri. Kështu vlerësohet rikthimi i Van Persie në klubin e tij të parë, Feyenoord të Roterdamit. Ish-sulmuesi ishte pjesë e klubit holandez që në moshën e hershme, duke bërë debutimin zyrtar më 2002. Aty ra në sy si një talent i pastër, i cili më vonë do të shkëlqente tek Arsenali dhe Manchester United, ku grumbulloi një shifër prej 190 golash dhe 77 asistesh në Premier League. Koha e bomberit te Fenerbahce, ku shënoi 36 gola në 87 ndeshje, mbaroi më 2018, kur vendosi të kthehet te rrënjët e tij, Feyenoord, deri në vitin 2019, duke luajtur gjithsej 45 ndeshje, shënuar 25 gola ​​dhe dhënë 5 asiste. E la futbollin në moshën 34-vjeçare. Tani, pas disa muajsh në “pension”, holandezi kthehet në ekipin-mëmë, këtë herë si trajner i sulmuesve. Një “vrasës”, që kthehet të transmetojë përvojën e tij te të tjerët.

Fernando Torres
Ishte e pamundur të lihej jashtë kësaj liste “djali i artë”, Fernando Torres. Ish-sulmuesi ishte padyshim një nga yjet e futbollit spanjoll për vite me radhë. Pas kohës së tij në Premier League dhe një sezoni në Itali, i veshur me fanellën e Milanit, sulmuesi nga Fuenlabrada u kthye më 2015 në klubin e tij të dashurisë e djalërisë, Atlético Madrid. Katër ishin sezonet, që ai qëndroi pas kthimit në klubin “rojiblancos”, ku shënoi 38 gola dhe dha 13 asiste. Përveç kësaj, aty arriti ëndrrën e tij, të ngrinte trofeun e lakmuar me Atlético Madrid, si kampion i Spanjës. Po ashtu shtoi në palmaresin e tij “Europa League”, një titull që do ta kujtojë përgjithmonë. Në fund, ish-sulmuesi i Atletico Madridit grumbulloi gjithsej 121 gola me kuqebardhët, duke marrë parasysh fillimet e tij nga viti 2000 deri në sezonin 2006-2007, kur u transferua te Liverpool

Kaka
Askush në histori nuk mund ta harrojë brazilianin e Gama. Në moshën 35 vjeç, mesfushori-sulmues i dha lamtumirën futbollit, pas 16 vitesh në nivel professional. Ai u dallua për shfaqjet e shkëlqyera te Milani, çka e bëri fitues të “Topit të Artë” më 2007. Kaká kaloi në São Paulo, duke demonstruar që nga viti 2001 talentin e madh. Ai grumbulloi gjithsej 45 gola në tri sezonet që luajti në Brazil, duke i hapur rrugë suksesit sportiv në Itali. Sidoqoftë, që nga nënshkrimi i tij për Real Madridin, mesfushori nuk e ruajti nivelin e ëndrrave, aq karakteristik për të, përsëri. Pas një “vizite” të shkurtër në Itali dhe SHBA, Ricardo arriti atë që donte, të kthehej tek dashuria e tij, São Paulo, në vitin 2014. Në total, aty luajti 24 ndeshje, me 3 gola dhe 3 asiste. Megjithë aktivizimin e shkurtër, pasi ishte i huazuar nga Orlando City, futbollisti e “ringjalli” vendlindjen si profesionist.

RonaTyra

Wayne Rooney
Më 1996, sulmuesi i atëhershëm i ri demonstroi talent të pastër, duke bërë që të transferohet (më 1996) tek Everton, fillimisht në radhët e të rinjve. Edhe pse luajti shumë ndeshje si blu, debutimi i tij zyrtar ndodhi në sezonin 2002-2003. Sidoqoftë, mbeti te “Toffees” për një kohë të shkurtër, sepse pas dy sezonesh, Manchester United “hodhi kthetrat” mbi lojtarin premtues 18-vjeçar. Rooney nuk do t’i vishte ngjyrat e klubit të djalërisë për 13 sezone. Më pas, “The Bad Boy” u ribashkua me klubin e fëmijërisë, ku do të luante një sezon të vetëm. Në gjithsej 40 ndeshje, ai shënoi 11 gola dhe dha 3 asiste.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu