Kume: Me sistemin që kemi kërkohet garimi me koalicione, s’duhet të kushtëzohet, s’ka lidhje me listat e hapura

0
Gjigandi

I ftuar në RTV Ora, eksperti i çështjeve zgjedhore, Kristaq Kume tha se nuk sheh lidhje direkte mes koalicioneve parazgjedhore dhe listave të hapura.

Kume u shpreh se në raport me efektet negative e pozitive që japin hapja e listave është fitore hapja e tyre.

Kume tha se në sistemin zgjedhor që kemi, kushtet e kërkojnë që vendimmarrja e subjekteve politike të jetë për garuar nëkoalicione.

Kristaq Kume: Nuk shoh lidhje direkte mes koalicioneve parazgjedhore dhe listave të hapura. Sigurisht që hapja e listave e rëndon procesin e administrimit të votës, qoftë nga zgjedhësi, qoftë nga administratori i votës. Nëse bëhet krahasimi asaj që shkakton si efekt negativ dhe asaj cka përfitohet nga listat e hapura, edhe me koalicione, është më tepër një fitore.

Edhe kjo situatë që krijohet si pasojë e qëndrimeve e llogarive politike. Lidhja e koalicioneve me listat e hapura zbut taktikat elektorale nëse numrin e njësive zgjedhore do ta ulim. Nëse sistemi do të ishte proporcional i pastër, çdo parti do të hynte në garë dhe të shohim sa do të fitonte. Një sistem i pastër proporcional ka argumente për ta kundërshtuar një taktikë të tillë elektorale. Një sistem si ky që kemi, ka brenda vetes, kushtet e detyrojnë ose kërkojnë vendimmarrjen e subjekteve politike për të garuar në koalicione.

RonaTyra

Për Kumen, vendimi për të garuar apo jo në koalicione në zgjedhje, nuk duhet të jetë i kushtëzuar, qoftë ajo një dispozitë kushtetuese.

Kristaq Kume: Vendimi për të garuar apo jo në koalicione në zgjedhje, nuk duhet të jetë i kushtëzuar, qoftë ajo një dispozitë kushtetuese. Ky duhet të jetë një vendim i partive politike. Nëse do të kishim zgjedhje me një sistem mazhoritar, nuk do të kishin kuptim koalicionet. Nuk e shoh të logjikshëm kushtëzimin ligjor e kushtetues që u bëhet partive në lidhje me taktikën që duhet të ndjekin kur futen në garën elektorale.

Kume shtoi se hapja e listave është një hap i mirë për demokracinë e përfaqësuese, por sipas tij, duhet që edhe

Kristaq Kume: Unë kam thënë se hapja e listave ëhshtë një hap i mirë për parimin e demokracisë përfaqësuese, por jo një zgjidhje sepse zgjedhësi do të jetë përballë që të votojë kandidatët që ka zgjedhur kryetari i partisë. Ndryshimet që bëhen, duhet të shoqërohen edhe në ligjin që normojnë partitë politike. Është e domosdoshme që partitë politike të funksionojnë si institucione demokratike. Ne nuk i kemi të tilla partitë politike dhe ato mund të bëhen ngadalë të tilla, por mendoj se është më e mençur, nëse do të ndërhyjmë me mekanizma ligjor për të formuar një kulturë demokratike në partitë politike. Përndryshe niveli i demokracisë përfaqësuese dhe asaj të drejtpërdrejtë do të jetë e cunguar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu