Florida tejkalon Nju Jorkun për nga numri i infeksioneve me COVID-19

0
Gjigandi

Të dielën Florida u bë shteti i dytë pas Kalifornisë që tejkalon për nga numri i të infektuarve Nju Jorkun shtetin që u godit më rëndë nga pandemia në fillimin e shpërthimit të koronavirusit.

Sipas agjencisë “Reuters” rastet me COVID-19 në Florida u rritën të dielën me 9,300 të infektuar duke e çuar totalin e përgjithshëm në 423,855 vetë duke u renditur pas Kalifornisë që udhëheq tashmë përsa i takon numrit të infeksioneve me 448.497 raste. Nju Jorkut renditet i treti me 415.827 raste.
Megjithatë Nju Jorku vazhdon të ketë numrin më të madh të vdekjeve në rang vendi me më shumë se 32 mijë që prej fillimit të pandemisë ndërsa Florida renditet në vendin e tetë me rreth 6 mijë vdekje.
Infeksionet në Florida janë rritur mesatarisht çdo ditë me më shumë se 10 mijë raste të reja gjatë muajit korrik ndërsa Kalifornia me 8,300 raste në ditë dhe Nju Jorku me 700 raste. Rritja e e infektuarve në Florida vazhdon, por guvernatori i shtetit Ron DeSantis ka thënë se nuk ka në plan të lëshojë një urdhër për vendosjen e maskave me detyrim në publik ndërsa ka folur për rihapjen e shkollave në muajin gusht.
Në ndryshim shteti i Nju Jorkut ka arritur ta vendosë nën kontroll virusin, duke mbajtur dyqanet e restorantet e mbyllur si dhe duke e bërë të detyrueshëm vendosjen e maskave në publik.
Teksasi është një tjetër shtet që ka shënuar një rritje të numrit të rasteve të reja me koronavirus. Prej fillimit të pandemisë ky shtet ka konfirmuar 391 mijë persona të infektuar. Guvernatori i Teksasit Greg Abbott tha se stuhia tropikale Hanna, e cila goditi tokë të shtunën si një stuhi e kategorisë 1 krijoi një situatë ishte tejet sfiduese pasi përshkroi një zonë të shtetit që ka qenë më e goditura nga koronavirusi.
Që ka fillimi i pandemisë më shumë se 146 mijë amerikanë kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19, ose rreth një e katërta e totalit botëror ndërsa rreth 4.2 milionë persona janë infektuar nga koronavirusi./VOA/

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu