Identifikohet rasti i parë i lisë së majmunit në Kinë, ekspertët ngrenë alarmin: Shmangni kontaktin me të huajt

0
Gjigandi

Është identifikuar rasti i parë me linë e majmunëve në Kinë.

Një zyrtar i lartë në Kinë ka paralajmëruar qytetarët që të shmangin kontaktin me të huajt.

Shefi epidemiolog në Qendrën Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, tha të shtunën se kufizimet e vendit ndaj Covid-19 dhe kontrollet e rrepta kufitare kishin parandaluar deri më tani përhapjen e lisë së majmunëve.

Por autoritetet nuk kanë njoftuar nëse personi i infektuar është shtetas i huaj apo kinez.

“Është e nevojshme dhe e rëndësishme të forcohet monitorimi dhe parandalimi i lisë së majmunëve”, shkroi epidemiologu në postimin e tij, duke theksuar rrezikun e përhapjes së sëmundjes përmes udhëtimeve ndërkombëtare dhe kontaktit të ngushtë. Ai u bëri thirrje qytetarëve: “Qëndroni larg të huajve”.

Por shumë e komentuan menjëherë deklaratën si diskriminuese dhe të dëmshme.

“Kjo është njësoj si kur filloi pandemia, kur disa njerëz jashtë shtetit shmangnin çdo person me shtetësi kineze që shihnin, nga frika. Këto deklarata thjesht përkeqësojnë panikun në publik”, deklaronin qytetarët nëpërmjet rrejteve sociale.

Ekspertët kinezë thonë se nuk ka gjasa që lija e majmunëve të shkaktojë një kaos të tillë si me Covid.

Megjithatë, ata kanë kërkuar vigjilencë të vazhdueshme, teksa disa ekspertë theksojnë nevojën për “mbikëqyrje të rreptë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu