Kryeministri Edi Rama në krah të presidentit të FSHF, Armand Duka dhe kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, foli për investimin e bërë nga qeveria në këtë impiant duke vënë theksin në zgjerimin e projekteve për futbollin dhe jo vetëm:
“Ajo që ka rëndësi është që puna për futbollin në Kukës nuk po ndalet te stadiumi pasi po punohet për fushën e stërvitjes dhe dy fushave të tjera në mënyrë që fëmijët të përfshihen në lëvizjen futbollistike. Ne si qeveri po nxisim dhe shumë shpejt do të shikojmë frytet e para edhe të lojrave me dorë me programet që po aplikojmë në shkolla.
Siç kemi bërë këto katër stadiume do të vijojmë të ndërtojmë, nuk po them stadiumin e radhës por në sport. Presim sigurisht edhe projektet e inisiativat e drejtuesve, sponsorve dhe pronarëve të klubeve sepse nuk është e thjeshtë të ndërtohet një stadium.
Ky vit shënon një kulm për aktivitetin sportiv në vendin tonë pasi presim një finale europiane për herë të parë në histori, diçka e paimagjinueshme përpara disa vitesh ku madje ekipi Kombëtar emigronte për të luajtur një ndeshje si pritës”.