Kriza e Bolivisë: Përplasjet pas dorëheqjes së Presidentit Morales

0
Gjigandi

Ka pasur përleshje në Bolivi pas dorëheqjes së Presidentit Evo Morales pas një zgjedhjeje të diskutueshme.

Të paktën 20 njerëz u plagosën ndërsa mbështetësit e Morales u ndeshën me policinë në qytetet La Paz dhe El Alto, raportojnë media lokale, shkruan BBC.

Ish-Presidneti Morales, 60 vjeç, akuzoi policinë se kishte në shënjestër protestuesit paqësorë dhe u bëri thirrje Bolivianëve t’i rezistojnë “fuqive të errëta” që e kishin detyruar atë të jepte dorëheqjen.

Të tjerët kanë festuar largimin e tij pas afro 14 vjetësh.

Z. Morales, udhëheqësi i parë indigjen i Bolivisë, u tërhoq të dielën pasi kreu i ushtrisë i bëri thirrje publikisht që të linte postin e tij.

RonaTyra

Por të hënën përmes një shkrimi kundërshtues në Twitter, duke thënë se “populli Bolivian nuk më ka braktisur kurrë dhe nuk do t’i braktis kurrë”. Ai ka thënë gjithashtu se ai ishte viktimë e një “grushti civil”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu