Kremlini refuzon të pranojë nëse do të bëjë hetime mbi mercenarin rus që filmoi torturat

0
Gjigandi

Pamjet tronditëse që janë shpërndarë së fundmi, janë filmuar nga një mercenar rus i kompanisë private ushtarake Wegner, derisa disa ushtarë e torturuan dhe e vranë një të burgosur në Palmira të Sirisë gjatë vitit 2017.

Shkaku i pamjeve brutale, ku shihet i burgosuri që rrihet me çekan, derisa qëllohet nga disa persona para se t’i pritet koka, është larguar nga interneti për shkak të përmbajtjes së rëndë.

Mirëpo, të njëjtat pamje janë parë edhe nga zyrtarët në Kremlin, që kanë lidhje të afërta me Wegner, por që kanë refuzuar të pranojnë nëse do të bëjnë hetime, lidhur me personat e përfshirë.

I burgosuri duke u torturuar nga mercenarët rusë, para se të vritet

Independent raporton se për dy ditë me radhë, zëdhënësi i qeverisë ruse, Dmitry Peskov nuk ka dashur të flas nëse mercenarët i përkasin kompanisë, që është e afërt me presidentin Vladimir Putin, vetëm se pranuar që pamjet ishin “vërtetë tronditëse”.

RonaTyra

“Nuk kemi informata dhe marrëdhënie me këta njerëz, për këtë arsye nuk kemi përgjigje”, ka thënë shkurt Peskov, para gazetarëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu