Kremat më të mirë mbrojtës

0
Gjigandi

Të gjithë ne duam që të kthehemi në shtëpi pas plazhit me një nxirje perfekte të lëkurës. Zakonisht nuk vendosim krem dielli kur shkojmë në plazh, por studimet dhe mjekët kanë treguar se ekspozimi i tepërt në diell mund të shkaktojë tumore në lëkurë dhe sëmundje të tjera të rënda dermatologjike, sidomos në persona gjenetikisht të predispozuar. Gjithashtu, dielli provokon një plakje të parakohshme të lëkurës, duke filluar nga rrudhat, njollat dhe tharja e lëkurës.

Vera është në kulmin e saj dhe shumë njerëz mendojnë që t’i kalojnë pushimet në vende bregdetare. Edhe midis atyre që punojnë gjatë verës, ka nga ata që nuk duan të heqin dorë nga një ditë perfekte plazhi në fundjavë. Por, a po përdorni mbrojtjen kundër diellit?

Përse duhet ta përdorim kremin e diellit?

Shumica e njerëzve janë të bindur se kremi i diellit duhet përdorur vetëm në ditët e para të plazhit dhe se në ditët e ardhshme lëkura do të mbrohet “vetë”. Në shumë raste, njerëzit mendojnë se ata që kanë lëkurë të errët, ose kush është nxirë shumë, nuk ka nevojë të përdorë asnjë lloj mbrojtjeje dhe se ky produkt duhet përdorur vetëm te fëmijët e vegjël me lëkurë shumë të zbehtë ose shumë delikate. Nuk ka gjë më të gabuar, sepse ekspozimi i tepërt në diell i bën keq lëkurës (dhe shikimit!). Çdo dermatolog do ju konfirmojë se dielli u bën mirë kockave dhe ndihmon për të prodhuar vitaminën D, por ekspozimi në orët më të forta të rrezatimit diellor është shumë i rrezikshme. Prandaj mund të marrim rreze dielli, por me kujdes dhe duke përdorur masat e duhura.

Le të “armatosemi” me durim dhe të shohim disa nga pikat më të rëndësishme që duhet të mbajmë mend:

RonaTyra

1.Vendosni gjithmonë kremin solar para se të ekspozoheni në diell, më mirë 15 minuta para se të shkoni në plazh dhe jo kur sapo keni arritur në çadër, siç bëjnë shumica e njerëzve;

2.Vendoseni kremin në të gjithë trupin, duke i kushtuar vëmendje fytyrës, qafës, duarve e këmbëve, shpatullave e shpinës, meqenëse janë pjesët më të shënjestruara nga dielli, dhe në këto zona mund të përqendrohet pjesa më e madhe e nishanëve, që duhen mbrojtur absolutisht;

3.Evitoni orët më të nxehta: pjesa e ditës duke përfshirë nga ora 11 e mëngjesit dhe orët e para, që janë ato orë në të cilin ndikimi i rrezeve është më i madhe dhe në të cilën ekspozimi direkt duhet të shmanget;

4.Personat me lëkurë më të bardhë – kush ka lëkurë shumë të bardhë, sy të kaltër ose gri dhe flokë bjondë/ kafe të lehtë dhe shumë quka- duhet të përdorë mbrojtje 50spf, kurse ata me lëkurë paksa më të errët mund të përdorin krem me mbrojtje 30spf, por nuk duhet të ekspozohen asnjëherë në diell pa krem për asnjë arsye;

5.Kremi solar duhet përdorur edhe kur jeni nxirë: prodhimi i melaninës nuk është asgjë tjetër veçse mënyra se si lëkura jonë i përgjigjet rrezeve të diellit, por nuk është e mjaftueshme që të mbrohet nga rrezet UVA dhe UVB. Për më tepër, kremi solar nuk e pengon nxirjen e lëkurës, thjesht sa e ngadalëson dhe e bën atë më pak të rrezikshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu