Vet zëdhënësi i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli, e konfirmoi se do të marrin pjesë në ngjarjen më të madhe, në Kampionatin Botëror në boks, që mbahet vitin e ardhshëm në kryeqytetin serb, Beograd.
Federata e Boksit e Kosovës, veç ka filluar të mendoj në këtë drejtim apo të bëjë planin për garën e madhe në Beograd, që të jenë sa më të përgatitur.
A do të koordinohen edhe me institucionin më të lartë në vend, Komitetin Olimpik të Kosovës, me presidentin Besim Hasani?
Kjo është e pashmangshme, për faktin se çdo këshillë e KOK-ut është e mirëseardhur dhe veprimi si një trup i përbashkët do të jetë jetë edhe më efektivë para garës së madhe.
Sepse boksi ka nevojë të madhe qoftë në aspektin material por edhe në aspekte tjera, por edhe për ndihmën qoftë psikologjike nga KOK-u. Rasti e kanë të mirë, që boksi të sjellin medalje nga Kampionati Botëror, nëse qysh tani nisin të punojnë me një përkushtim e seriozitet të madh.