aponia ka shënuar viktimën e parë mes sportistëve të Sumo, për shkak të koronavirusit.
Bëhet fjalë për Shobushi, emri i plotë i të cilit është Kiyotaka Suetake, vetëm 28 vjeç.
Ai u nda nga jeta këtë të mërkurë, si pasojë e komplikimeve prej koronavirusit.
Lajmi u bë me dije nga Japan Sumo Association (Jsa), duke thënë se sportisti rezultoi pozitiv ndaj Covid-19 më 10 prill dhe gjendja e tij erdhi duke u përkeqësuar ditë pas dite.
Pavarësisht shtrimit në terapi intensive në spitalin e Tokio, Shobushi nuk ia doli.
Shobushi, është edhe viktima më e re në Japoni, si pasojë e virusit të rrezikshëm.
Edhe trajneri dhe shoku i tij rezultuan pozitiv, por gjendja e tyre u përmirësua duke dalë nga spitali.