Këngëtarja Ronela Hajati konfirmoi së fundmi ndarjen e saj nga lidhja disa vjeçare me këngëtarin Young Zerka.
“Beqare jam dhe shumë mirë madje. Punë vetëm punë për momentin. Është e vetmja gjë ku jam shumë e fokusuar dhe kur fle mendoj për punë. Jam e izoluar dhe e fokusuar vetëm në punë. Po ndihem shumë mirë. Njeriu nuk mjaftohet kurrë edhe kur je shumë shumë mirë, prapë do të kesh diçka që nuk e ke. Unë shoh shoqet e mia. Kur janë në një lidhje duan të kalojnë kohë vetëm me shoqet, kur janë vetëm duan lidhje. Kur kanë diçka, duan diçka tjetër. Njeriu nuk ngopet”- tha Ronela gjatë në interviste.
Mirëpo pavarësisht ndarjes, këngëtarja e mbështet ish-partnerin e saj duke publikuar në Instagram këngën e tij të re.
Vetëm pak orë më parë, Zerka lançoi bashkëpunimin me Fifin të titulluar “Pa gajle” dhe ndër të parat për ta mbështetur ishte Ronela.
“Pa gajle” doli tani- janë fjalët e këngëtares në postim, shoqëruar me disa emoji flake.
Pikërisht ky postim i futi ndjekësit në dyshime. Të mos jetë ky vërtetë fundi për çiftin e njohur?
Mos vallë Ronela po i jep disa sinjale Zerkës dhe me shumë mundësi do t”i shohim sërish bashkë?
Megjithëse këngëtarja konfirmoi ndarjen, Young Zerka nuk ka reaguar fare për këtë situatë.
Nuk e dimë ç’po ndodh vërtetë me dyshen dhe jemi kuriozë ta mësojmë sa më shpejt.
Ndërkohë, Ronela po punon për projekte të reja që kësaj here do të jenë solo.
“Kam 2 projekte mund të bëhen 3 dhe 4, por tani në mes të korrikut xhiroj klipin. Kam pëlqyer të jem vetë këtë vit. Nëse ia dal vetë këtë verë, domethënë se kam shumë potencial si artiste.”- tha ajo më herët.