Kokaina “FK Elbasani”, presidenti tregon të vërtetën për drogën braziliane | Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Presidenti i klubit të futbollit të Elbasanit, Arben Laze ka mohuar të ketë lidhje me drogën e sekuestruar një ditë më parë në Brazil me logon “KF Elbasan”, teksa e ka cilësuar si prishje me dashje të imazhit. Në një intervistë ekskluzive për gazetarin e Report Tv, Aldo Kozarja, Laze shprehet se sasia prej 617 kg kokaine, nuk ka lidhje aspak me të dhe as me të shkuarën e tij. Me ironi, ai ka thënë se është i lumtur që emri i këtij ekipi ka shkuar deri në Brazil.

“E ndoqa me vëmendje të gjithë ngjarjen dhe më ka ardhur shumë keq që stema e klubit të jetë aty ku nuk e meritonte, më vjen keq të keqpërdoret imazhi i klubit që unë e kam krijuar vetë dhe kam krijuar dhe e kam fantazuar që nga momenti që unë kam ardhur këtu.
Klubi nuk ka lidhje me asnjë lloj lidhje, kushto mund ta keqpërdorë atë stemë, kanë keqpërdorur figurën e CR7, Messit. Do pyes avokatin për të ngritur padi për prishje të imazhit. S’e besoj që ka lidhje me problemet e mia. Më vjen mirë që klubi paska emër edhe në Brazil”, u shpreh Laze.
Ndërkohë në lidhje me këtë burime pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda bëjnë me dije se po përgatitet një letër-porosi për t’u dërguar në Brazil për të kërkuar zyrtarisht informacion nëse ka shqiptarë të ndaluar atje…nëse po, gjeneralitetet e tyre, lëvizjet hyrje-daljet, prej sa kohësh qëndrojnë në Brazil si dhe lidhjet që mund të kenë atje.
Ndërkohë prokuroria ka nisur hetimet, nëse droga e kapur në Brazil ka lidhje me 137 kg e marijunës në portin e Durrësit, edhe pse deri më tani nga hetimet nuk rezulton që të kenë asnjë pikë bashkimi.
Kujtojmë që Arben Laze u arrestua 11 vite më parë gjatë operacionit ‘’Mesfushori’’ për trafik ndërkombëtar droge. Bashkë me të u arrestuan dhe vëllai i tij Fajton Laze dhe Arben Prifti. Një vit më pas, Arben Laze fitoi pafajësinë bashkë vëllanë e tij. Në atë kohë, u dyshua se Laze kishte gisht në gjetjen e 1 kg kokainë në qytetin e Lushnjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu