Koincidencë apo e qëllimshme? Mozzik thotë se është alergjik ndaj polenit pas njoftimit të Loreda…

0
Koincidencë apo e qëllimshme? Mozzik thotë se është alergjik ndaj polenit pas njoftimit të Loreda…
Gjigandi

Loredana Zefi ditën e djeshme (e mërkurë) mori vëmendje me një nga postimet e fundit që ka shpërndarë në rrjete sociale.

Bëhet fjalë për një fotografi ku shfaqet tërësisht pa grim dhe duke qarë, gjersa njoftoi ndjekësit se është alergjike ndaj polenit.

Ndërkaq, sot (e enjte) një postim i Mozzik po ashtu bëri që të ketë reagime të shumta pasi publikoi një fotografi në InstaStory me faculeta dhe tha: “Alergji ndaj polenit”.

Loredana Zefi (Foto: Instagram)

RonaTyra

Nuk dihet nëse kjo është koincidencë apo e qëllimshme, ndonëse ish-çifti tashmë janë të ndarë dhe vijojnë jetën larg njëri-tjetrit.

Ata tentuan sërish ta rikthejnë romancën e tyre, por që nuk zgjati duke konfirmuar ndarjen përfundimisht në verë të vitit të kaluar.

Mozzik (Foto: Instagram)

Të njëjtit duhet theksuar që kanë bashkë një vajzë të quajtur, Hana, e cila erdhi në jetë në dhjetor të vitit 2018.

Sido që të jetë, do të shohim në vazhdim se si do të rrjedhë ngjarja.

/abc24.al/

Foto: Screenshot/Instagram

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu