Vetëm pak orë më parë, modelja Arbenita Ismajli humbi papritur çdo gjurmë nga rrjetet sociale dhe për këtë veprim as nuk lajmëroi më herët fansat e saj.
Mirëpo, teksa të gjithë vrisnim mendjen nëse “zhdukja” e saj kishte të bënte me partnerin, reperin Fero, e vërteta ka dalë sheshit.
Një klinikë në Rusi ka publikuar së fundmi pamje të ndërhyrjeve të Arbenitës në fytyrë dhe transformimit të saj.
Ka qenë doktoresha e klinikës ajo që ka ndarë fotot “Para dhe pas” të modeles shqiptare në InstaStory.
Siç mund të dallohet qartë nga pamjet, Arbenita ka kryer një ndërhyrje me fillers (mbushës) në hundë, drejtim nofulle, si dhe ka realizuar trendin më të ri të kozmetikës, “Sytë dhelpër”.
Në foton e publikuar, shenjat në fytyrën e modeles dallohen qartë dhe duket se kjo është arsyeja e zhdukjes së papritur të Arbenitës.