Mbrëmë është zhvilluar finalja e Kupës së Italisë, ndërmjet Juventusit dhe Napolit.
Skuadra e Gennaro Gattuso arriti të dal triumfuese, pas ekzekutimit të penalltive.
Siç duket, kupat italiane nuk po i sjellin shumë fat yllit portugez, Cristiano Ronaldo.
Portugezi pas humbjes së pësuar në Superkupën e Italisë kundër Lazios, dhe humbjes së mbrëmshë, ka humbur dy finale radhazi për herë të parë në karrierën e tij.
Ronaldo ishte në kërkim të trofeut të 31-të të tij personal.