Kjo është mënyra e duhur për t’i larë duart në tualetet publike

0
Gjigandi

Shumë njerëz nuk kanë shumë dëshirë të prekin sende në vende publike, të ulen në stola publikë apo në shkallë etj., por e bëjnë sepse kjo, në fakt, është pjesë e jetës. Megjithatë, ka një vend publik në të cilin duhet të kesh vërtet kujdes – tualeti. Edhe pse një pjesë e mirë e tyre janë skandaloze, ndonjëherë të gjithë i përdorim. Sado të përpiqesh për të mos prekur asgjë, nuk ia del dot, edhe pse vetëm Zoti e di sa shumë baktere mund të qarkullojnë në këto vende.

Gjithsesi, ka një mënyrë specifike për të larë duart, ndërsa përdor banjën publike. Ndiq hapat e mëposhtëm.

1. Para se të lash duart, shiko si është mënyra e tharjes së tyre. Nëse duart i than në një tharëse elektronike, kjo është mënyra më e mirë, sepse nuk prek asgjë me dorë. Por edhe nëse në tualet ka letra të thata për fshirjen e duarve, sigurohu që t’i hedhësh pas një përdorimi, në mënyrë që të mos marrësh asnjë papastërti me vete.

2. Laji duart me ujë të pastër.

3. Përdor sapunin poshtë dhe midis gishtave të dorës, sepse aty janë zonat ku bakteret gjejnë menjëherë strehë. Laji duart për të paktën 20 sekonda. Koha ideale është kënga “Happy Birthday” dy herë.

RonaTyra

4. Pastro sapunin me ujë të pastër.

5. Thaji duart me një letër të pastër, copë apo tharëse elektronike. Nëse mundesh, fshije edhe rubinetin më një letër të pastër.

6. Përdor një letër të pastër për të hapur derën e tualetit. Rregulli kryesor: pas larjes së duarve, përpiqu të mos prekësh asgjë rreth kësaj hapësire. Ok, në varësi të rrethanave, kjo mund të jetë shpesh e vështirë, por e mira është të mos e shmangësh kujdesin maksimal për veten.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu