Arrestohet në Greqi një shtetas shqiptar për një vrasje 18 vite më parë.
Bëhet fjalë për vrasjen e një të moshuare në vitin 2003 në Volos.
Shqiptari ishte futur në shtepinë e të moshuarës dhe e kishte dhunuar duke e qëlluar në koke e trup me sende të forta e thikë.
Më pas, ai kishte grabitur shtëpinë. Në banesë, policia kishte gjetur një shenjë gishti, e cila u identifikua pas 18 vitesh.