Largohet shiu/ Vendi preket sërish nga temperaturat e larta

0
Gjigandi

Moti për javën e ardhshme pritet të marrë kthesë, pasi do të rikthehen temperaturat e larta.

Meteorologët paralajmërojnë se ditët e javës së ardhshme do të jenë të nxehta, ku më të nxehtat do të jenë e enjtja dhe e premtja. Pavarësisht ditëve me shi, vjeshta nuk ka ardhur dhe vala e të nxehtit do të ndihet sërish pasi priten temperatura me vlerë 38-40°C.

Por nuk do të mungojnë as vranësirat, ku më së shumti do të ndihen në relievet kodrinore-malore të cilat hera-herës do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe të izoluara.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu