Propaganda/ Manastirliu inspekton Qendrat Shëndetësore ndërkohë s’kanë ilaçe

0
Gjigandi

Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka shkuar pranë qendrave shëndetësore verore dhe shpalosur propagandën ndërkohë që  këto qendra nuk i ka furnizuar me ilaçe.

Abc24.al ka denoncuar edhe më parë se Qendrat Shëndetësore turistike marrin barna borxh për shkak se tenderi u anulua duke u  mohuar shqiptarëve  medikamentet.

Gazetarët i kanë dërguar disa pyetje Ministrisë por deri në publikimin e  këtij shkrimi asnjë  përgjigje nuk është  dërguar në redaksinë e Iliridium Media Grup.

Ministria e shëndetësisë  është e zënë me propagandën  në Qendrën Shëndetësore Orikum ku ka deklaruar se do të rehabilitohet në kuadër të programit të 300 qendrave shëndetësore, i cili vijon këtë vit edhe me 40 qendra të tjera, nga veriu në jug.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha se kalohet tashmë në një fazë të re për të siguruar infrastrukturën e qendrave shëndetësore, sipas standardeve evropianë. Mesa duket  flamuri i BE në institucion  do të jetë  vetëm simbolik pasi realisht me këtë mungesë medikamentesh vendi është vite dritë larg standardeve të BE.

Duke folur për qendrën shëndetësore Orikum, Manastirliu tha se do të ofrojë shërbim shëndetësor për 11 mijë banorë, por edhe për pushuesit dhe turistët.

“Jam shumë e kënaqur që jam sot në këtë qendër, që do të jetë pjesë e këtij projekti. Do të vijojnë shumë shpejt me fillimin e punimeve dhe kthimin e kësaj qendre në një qendër, e cila do të garantojë më shumë shërbime cilësore, edhe më shumë akses për gjithë banorët e Orikumit. Janë më shumë se 11 mijë banorë që marrin shërbime në këtë qendër. Por gjithashtu edhe për pushuesit, turistët e huaj, që marrin shërbime”, tha Manastirliu.

Qeveria shqiptare ka përfunduar fazën e parë të Programit të Rehabilitimti të Qendrave Shëndetësore dhe Ambulancave me 300 qendra shëndetësore të rehabilituara dhe rindërtuara, ndërkohë që ky program do të vijojë më të tjera qendra shëndetësore që do të rindërtohen dhe rehabilitohen, me synim përfundimin e rehabilitimit të të gjithë qendrave shëndetësore në vend.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu