Kishte bërë gati drogën për shitje, pranga 19-vjeçarit nga Maliqi – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Një 19-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi u kap me drogë. Burime zyrtare nga policia e Pogradecit bënë me dije se shtetasi me inicialet K.P., banues në fshatin Veliternë të Maliqit iu gjetën 50 gr kanabis.
Arrestimi i tij u bë pasi, nga informacione të siguruara në rrugë policore, si edhe gjatë kontrollit trupor të ushtruar në lagjen nr.1 Pogradec dhe më pas kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasia e drogës e ndarë në doza, gati për shitje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu