Një operacion policor është duke u zhvilluar për të realizuar 20 arrestime për trafikim të paligjshëm dhe trafik droge, përdorim të armëve dhe përfshirjen edhe të një të mituri.
20 persona janë paraburgosur, nga Emilia Romagna, Lombardia, Liguria dhe Marche në operacionin “Riviera” të karabinierierëve të ROS (Departamenti i Operacioneve Speciale) në bashkëpunim me kolegë nga territore të ndryshme.
Operacioni ka filluar sot në agim, e mërkurë 22 korrik.
Urdhër arreste janë lëshuar edhe për tre persona që janë në Shqipëri dhe që janë pjesë e së njëjtës shoqatë kriminale.
Është bërë sekuestrimi i pasurisë së luajtshme dhe për rreth 150 mijë euro.
9 persona të tjerë janë nën hetim.
Hetimet filluan në maj 2018 pas një raporti të dërguar në Drejtorinë Qendrore të Shërbimeve të Drogës nga Policia e Kolumbisë
Ardhja e një “kimisti” kolumbian pritej në Itali, që duhej të binte dakord për mënyrën e mësimit të rafinimit të drogës që do të vinte nga Amerika e Jugut.
Kështu u zbulua një organizatë e trafikantëve të drogës, kryesisht me kombësi shqiptare, shumë aktive dhe me rrënjë në Itali.
Ajo ishte e angazhuar për furnizimin, administrimin dhe shitjen e drogave të llojeve të ndryshme sidomos në rivierë dhe plotësonte kërkesat që vinin nga zona e Rimini, veçanërisht për furnizimin e kokainës dhe heroinës nga Amerika e Jugut dhe Evropa Veriore dhe marihuana nga Maqedonia dhe Shqipëria e cila gjithashtu ishte eksportuar në sasi të mëdha në Austri.
Të dyshuarit gjithashtu ishin në gjendje të përkryer për ta “rafinuar” drogën para se ta shisnin atë duke aplikuar teknika të transformimit, për shembull, të kokainës nga gjendje e lëngshme në gjendje të ngurtë.
Karabinierët gjetën gjithashtu një armë gjahu 12 matës dhe disa municione.
E angazhuar gjithashtu në veprimtari të paligjshme është një i mitur përgjegjës për peshimin dhe paketimin e drogës. Për më tepër, i riu duhej të gjente klientë dhe të mbledhte paratë nga droga dhënë hua.