Kim Kardashian befason me dukjen pa filtra dhe pa grim

0
Kim Kardashian befason me dukjen pa filtra dhe pa grim
Gjigandi

Kim Kardashian u dha fansave një pamje të rrallë të rutinës së saj të mëngjesit në episodin e gjashtë të “The Kardashians” të Hulu.

Është zbuluar se derisa shtëpia e Khloe Kardashian është ende duke u ndërtuar, Kim ka lënë të motrën dhe Tristan Thompson të ushtrohen në palestrën e saj.

Kim zbriti për t’u bashkuar me ta me një veshje jashtëzakonisht të çuditshme – një fustan të bardhë super të fryrë dhe pa grim.

Kim Kardashian (Foto: Hulu)

RonaTyra

Skenat e hershme të mëngjesit ishin ndër të parat e shfaqura ndonjëherë në shtëpinë e Kimit, të parë me flokët e tërhequr pas në bisht dhe të gjithë trupin e mbuluar me një fustan të bardhë deri në fund të këmbëve.

Skena ishte një vështrim i rrallë i një ylli pa grim, megjithëse është zënë nga paparacët edhe disa herë të tjera.

Kim shfaq pamjen e saj në mëngjes ndërkohë që po bashkohej me Khloe dhe Tristan në palestër dhe me fëmijët më të vegjël, Psalm dhe Chicago.

Kim Kardashian dhe Kanye West (Foto: Hulu)

Kim këtë kohë ka qenë duke u komentuar në masë të madhe për një video-kasetë të dytë seksuale me reperin Ray J.

Ky i fundit tha së fundmi se ia dha Kanye Westit laptopin me të gjitha fotografitë intime të tij dhe Kimit të realizuara pas kasetës seksuale.

/abc24.al/

Kim Kardashian (Foto: Hulu)

Kim Kardashian (Foto: Hulu)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu