Franck Kessie, mesfushori i Milan-it, ka folur për rifillimin e futbollit pas coronavirus-it dhe për objektivat e kuqezinjve në një intervistë të dhënë për Sport Mediaset.
Para së gjithash ka ardhur një deklaratë dashurie për klubin: “Merkato? Këtu ndihem si në shtëpi”.
Ndeshja me Lecce-n – “Do të jetë shumë e komplikuar, do të duhet të bëjmë më shumë nga sa kemi bërë në Torino kundër Juventus-it”.
Gara për një vend në Europë – “Jemi në garë për Europën, të gjithë janë afër në renditje. Do të duhet të kërkojmë të marrim pikë në të gjitha ndeshjet për ta kthyer Milan-in sa më lart të jetë e mundur, duke i luajtur si të ishin finale”.
Coronavirus – “Kemi kaluar një moment të keq me coronavirus-in. Për ne nuk ka qenë e lehtë të qëndronim mbyllur në shtëpi dhe kemi shumë dëshirë të kthehemi të luajmë”.
Gattuso – “Po kalon një moment të trishtueshëm për njeriun e humbur, por tani, fatmirësisht, po gjen pak gëzim, jam shumë i lumtur për të”.