Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka folur për zgjedhjen e presidentit të ri.
Para mediave, Balla theksoi se është një short list përfundimtare e cila do të marrë edhe shqyrtimin nga kryesia dhe vendimin përfundimtar të grupit parlamentar.
Balla ka deklaruar nga Fieri se PS do të shkojë nesër maksimumi në orën 12:00 me një emër te depozituar bashkë me firmat mbështetëse për Presidentin e ri të Republikës.
“
PS do të mbledhë kryesinë në orën 17:00 dhe do të zhvillohen disa diskutime që i kemi zhvilluar në disa mbledhje të njëpasnjëshme dhe në fund të këtij procesi do të shkojmë edhe në mbledhjen e grupit parlametar të PS prej ku buron edhe mbështetja që përcakton Kushtetuta. Duhen 20 firma deputetësh që të hysh në garë.
Ne kemi një short list përfundimtare e cila do të marri edhe shqyrtimin nga kryesia dhe vendimin përfundimtar të grupit parlamentar. Mua nuk më lejohet të hyj në asnjë diskutim emrash në këto momente sepse askush prej njesh nuk ka të drejtën të kalojë mbi kompetencën e kryesisë e të grupit parlametar
“, tha Balla.
Balla u pyet nëse një ndër emrat për president është Fatos Nano.
Një koleg me pyeti për Gramoz Rucin ju më pyesni për Fatos Nanon. Natyrshëm që këta dy emra për mua janë gjithmonë emra që e meritojnë te jenë president të Republikës, por duhet të jemi shumë korrekt në atë që transmetoni ju si lajm. Kryesia e Partisë Socialiste dhe grupi parlamentar janë dy institucionet që mblidhen për të disktuar për emrin që do të propozojmë zyrtarisht, dhe ai do të jetë presidenti i ri përsa kohë që opozita për asnjë moment nuk e mori përgjegjësinë e një procesi që duhet të ishte i përbashkët. Ata të vinin me propozime, ne i garantuam që propozimet e tyre do t’i marrim seriozisht. Nuk donin të bëheshin pjesë e këtij procesi. Tani raundin e 4 e kemi ne dhe kam bindjen e plotë së nesër në orën 18:00 do të zgjidhet presidenti i ri i cili merr detyrën në 24 korrik.
A mund të jetë majlinda bregu propozimi juaj duke qenë se opozita nuk e propozoi?
Unë përsëri do të vazhdoj të insistoj që emri që ju përmendni apo emra të tjerë janë shumë të vlerësuar ndaj nuk kemi dashur që të bëjmë një debat publik për emrat. Mund të kishim bërë nje negociatë të mbyllur sepse duhet të tregojmë respekt për njerëzit që janë pjesë e kësaj gare.. Ne do të shkojmë nesër maksimumi në orë 12:00 me një emër te depozituar bashkë me firmat mbështetëse.