KEDS këtë vit investon afër 2 milionë euro në Podujevë

0
Gjigandi

KEDS përmes një komunikate ka njoftuar se këtë vit ka investuar afër 2 milionë euro në komunën e Podujevës.

Nga këto investime do të përfitojnë afër 10 mijë qytetarë, gjithashtu do të realizohen 66 projekte.

Në rrjetin e tensionit e ulët do të shtrihen mbi 200 mijë metra kabllo dhe do të zëvendësohen afër 900 shtylla të vjetra me shtylla të reja prej betoni.

“KEDS po vazhdon të investojë me të madhe në Podujevë. Vetëm sivjet janë ndarë afër 2 milionë euro nga të cilat po realizohen 66 projekte, ku do të përfitojnë afër 10 mijë qytetarë. Në rrjetin e tensionit të ulët do të shtrihen mbi 200 mijë metra kabllo dhe do të zëvendësohen afër 900 shtylla të vjetra me shtylla të reja betoni.”, njofton KEDS përmes komunikatës.

KEDS njofton se nga këto projekte, qytetarët e Podujevës do të jenë më pak të rrezikuar nga energjia elektrike.

RonaTyra

“Përmes këtyre investimeve, Podujevës po i bëhet zgjidhje afatgjate në rrjetin e energjisë elektrike. Në këtë komunë, me anë të modernizimit të rrjetit konsumatorët do të marrin shërbime kualitative dhe të sigurta të energjisë elektrike. Krahas tyre, është duke u larguar tërësisht rreziku edhe nga shtyllat e vjetra, pasi që në disa lokacione rrjeti po vendoset nëntokë e në zona tjera ato janë duke u zëvendësuar komplet me shtylla të reja”

Me këto investime, mjaft të kënaqur po shprehen edhe qytetarët e kësaj komune. Gazmend Lepaja, pronar i një biznesi në sheshin e Podujevës, tha se investimet që është duke i bërë KEDS, po i japin pamje të re qytetit të Podujevës. “Rrjeti elektrik për mbi 40 vite ka qenë i shëmtuar nga shtyllat e shtrembëruara të drurit të vendosura në çdo cep. Jemi shumë të kënaqur me punën që janë duke e bo. Në të kaluarën kemi pasur shumë probleme me furnizim të rrymës. Boll që nuk i shohëm ma këto shtylla të vjetra që kanë ekzistu këtu për mbi 40 vjet.”, thotë Lepaja.

KEDS edhe gjatë viteve të kaluara ka investuar në shumë projekte në Podujevë. Madje, në vitin 2019 KEDS kishte realizuar investimin më të madh në historinë e elektrifikimit të Podujevës brenda një viti të vetëm, duke investuar rreth 6.5 milionë euro në rrjetin e tensionit të ulët dhe te mesëm, nga ku përfituan drejtpërdrejt shërbime më kualitative mbi 7,500 familje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu