Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati në takimin virtual me kryeministin Hoti ka thënë se kemi diskutuar për situatën pandemike.
“Në këtë takim, i drejtuam disa propozime për menaxhim të pandemisë e njëkohësisht edhe bashkëpunim mes nivelit qendror e atij local”, ka shkruar Kastrati në Facebook.
Postimi në Facebook:
Në takim virtual me kryeministrin Hoti dhe kryetarët e komunave, diskutuam për situatën e pandemisë në Kosovë, gjendjen e komunave me #COVID19 si dhe masat e marra nga qeveria.
Në këtë takim, i drejtuam disa propozime për menaxhim të pandemisë e njëkohësisht edhe bashkëpunim mes nivelit qendror e atij lokal.
Luftën ndaj virusit SARS-CoV-2 e kemi qëllim të përbashkët, prandaj angazhimi i secilit prej nesh për parandalimin e shpërndarjes së këtij virusi është i domosdoshëm.
Ndiqni udhëzimet e respektoni tre hapat e thjeshtë por tejet me rëndësi:
• Vendosini maskat;
• Pastroni e dezinfektoni duart;
• Mbani distancën.