“Karantina lokale mund të jetë e nevojshme”, flet mjeku i njohur për shtimin e rasteve me Covid-19

0
Gjigandi

Shefi i Laboratorit të Mikrobiologjisë dhe pjesëtar i Komitetit Teknik, Andi Koraqi, është shprehur se në këtë fazë të Covid-19 vendit tonë do t’i shërbente një karantinë lokale.

Sipas mjekut, i cili e ka kaluar edhe vetë Koronavirus, karantina e gjithë Shqipërisë nuk është në asnjë plan nga Komiteti i Ekspertëve, por një mbyllje e zonave të nxehta do ishte me vend.

Për ReportTv, Koraqi tha:

“Mund të jenë efikase mbylljet lokale që kanë filluar në Europë, siç mund të mbyllet një zonë ose qytet. Mbyllje totale nuk do të ketë, ajo u bë për t’i dhënë kohë sistemit të shëndetësisë.
4 mijë individë personel mjekësor janë testuar pasi duhej grupi më në risk, ku në total janë kryer 8 mijë teste, përkatësisht rreth 200 veta në ditë. 6.3% e personelit mjekësor është prekur nga koronavirusi. Testet realtime janë më të shtrenjta, kurse ato serologjike janë më të lira.”

RonaTyra

A ulet virulenca e Covid-19 me rritjen e temperaturave? Ja si përgjigjet mjeku:

“COVID ka pësuar 40 mutacione pikësore që janë të parëndësishme, mutacioni i quajtur D614G  që u shfaqen në fund të marsit konsiston në ndryshimin e spikulave sipërfaqësore të virusit që shërbejë për futjen e tij. Virusi ka ndryshuar dhe është rritur trasmetueshmëria, pasi është bërë më i aftë për tu transmetuar. Jemi në një situatë të tillë që jemi duke e njohur virusin s’jemi të aftë që ta sulmojnë, jemi në pozicion mbrojtës, ai është në sulm. Janë 63 vaksina që mendohet se gjysma do të jenë gati në dhjetor, nuk kemi asnjë medikament që ta zhdukë ose ta vrasi në mënyrë indirekte.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu