Kapen 25 mijë paundë të padeklaruara në pikën e Kalimit Kufitar “Tre Urave” në Përmet

0
Gjigandi

Në pikën e Kalimit Kufitar “Tre Urave” në Përmet kapen 25 mijë paundë të padeklaruara.

Sasia e monedhave britanike është kapur gjatë një kontrolli të detajuar në automjetin me targa të Mbretërisë së Bashkuar YC54WSU me drejtues Ardian Ndreka .

Ky persona është banues në Deçan të Kosovës i shoqëruar nga Brahman Berisha, banues në Prishtinë.

Nga kontrolli i policisë kufitare u konstatuan rreth 25000 paundë britanikë.

Ardian Ndreka për një periudhë 3-vjeçare ka futur në Shqipëri 15 mjete me targa britanike në periudha të ndryshme kohore në pika të ndryshme kufitare.

RonaTyra

Pas veprimeve të kryera u sekuestruan monedhat angleze së bashku në autoveturën që i transportonin dhe filloi procedimi ndaj dy shtetasve kosovare për veprën penale të mos deklarimit të të hollave në kufi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu