Partneri i Arbana Osmanit, Eduart Grishaj, ishte i ftuar sot në “Ftesë në Pesë”, ku së bashku me disa personazhe të tjerë kanë folur për puthjet dhe skenat intime në filma.
Eduarti, që është regjisor, ndërsa flitej për këtë temë, ndaloi pak dhe tek situata e krijuar prej koronavirusit, e ka cila ka pasur ndikim të madh edhe mbi ekonominë. Një gjë e tillë, sipas Grishajt, e zbeh dhe pasionin për atë që bën. ”Unë mendoj se të gjithë ne që bëjmë një punë, e para një gjë shumë e madhe është dashuria që kemi për ta bërë, pastaj vijnë edhe lekët, por në moment që na ka ik dashuria ikën dhe lekët dhe…Tani do shohim ca do bëhet, gruja, fmijët të gjitha. Po ikën këto të dyja,…se bashkë shkojnë si vagon’‘ – ka thënë ai. Pëprara pak kohësh, Arbana njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale se dyshja është në pritje të një fëmije.