Justin Bieber e ka shndërruar lansimin e deodorantit të tij në një çështje familjare duke e angazhuar gruan e tij Hailey në reklamën e fushatës.
25-vjeçari e lansoi produktin e bashkëpunimit të tij të ri me Schmidt’s, Here + Now”, të mërkurën, dhe shfaqet në reklamën e parë së bashku me gruan e tij modele, e cila bën një paraqitje të shkurtër, duke e puthur në faqe bashkëshortin e saj.
Këngëtari i “Baby” ndihmoi në dizajnimin e paketimit për deodorantin uniseks pa përmbajtje të sodës bikarbone, në të cilin shkruhen fjalët “Be Kind”, “Stress Less” dhe “Hug More”.
“’Here + Now’ ka të bëjë me të jetuarit në këtë momentin që na është dhënë dhe shfrytëzimit të tij maksimal”, thotë Bieber. “Unë përpiqem ta ndaj atë mesazh përmes muzikës sime, stilit të jetës dhe përmes partnerëve me të cilët zgjedh të bashkëpunoj. Schmidt’s është një brend i shkëlqyeshëm, produktet e të cilit e promovojnë vetëkujdesin natyror, që është diçka në të cilën unë vërtet besoj: kujdesuni për veten, jetoni jetën tuaj më së miri dhe gjithnjë jini Këtu + Tani (Here + Now).”