Justin Bieber akuzohet për abuzim seksual

0
Gjigandi

Dy llogari në Twitter akuzuan Justin Bieber për përdhunime të ndodhura në vitet 2014 dhe 2015. Njëra nga llogaritë, e cila ishte anonime, tashmë është fshirë nga rrjeti, por Justin reagoi me anë të një postimi, duke e mohuar vërtetësinë e kësaj akuze.

“Çdo pretendim për abuzim seksual duhet të merret seriozisht dhe për këtë arsye duhet të ktheja një përgjigje. Sidoqoftë, kjo gjë është faktikisht e pamundur dhe prandaj do të punoj me Twitter-in dhe me autoritetet për të ndërmarrë masa ligjore”, -ka shkruar Justin.

Me anë të kësaj llogarie, një vajzë e quajtur Danielle dha disa detaje për një abuzim të ndodhur në Hjuston Teksas, më 9 mars të vitit 2014.

Danielle pretendon se pas një performance surprizë para një grupi të vogël njerëzish në një bar, Justin Bieber e ftoi atë me dy mikeshat e saj në hotelin Four Seasons, në Austin Texas.

Ajo thotë se këngëtari e çoi në një dhomë private ku ndodhi edhe abuzimi. Danielle u shpreh se nuk ia ka treguar njeriu prej vitesh, por ka bërë disa sesione terapie dhe ka folur me familjarët dhe miqtë e afërt.

RonaTyra

Ky postim është fshirë, por screenshotet vazhdojnë të shpërndahen.

Në një seri postimesh, Justin publikoi screenshote dhe artikuj nga nata që pretendon Danielle se ka ndodhur abuzimi. Këto artikuj tregojnë se Justin ka qenë me Selena-n.

Gjithashtu ai thotë se s’ka qëndruar në hotelin Four Seasons, por në hotelin AirBnB me disa miq.

Ndërsa një akuzë e dytë ka ardhur nga një vajzë e quajtur Kadi, e cila thotë se është abuzuar nga Justin në një hotel në Nju Jork, në maj të 2015-ës.

Justin nuk ka reaguar ende rreth kësaj akuze.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu