Ish-kryetparlamentarja, Jozefina Topalli e rikthyer tashmë në Partinë Demokratike (PD), është përlotur në foltoren e Kuvendit Kombëtar të PD-së të thirrur nga Sali Berisha.
Ajo gjatë fjalimit të saj të gjatë tha se ka pasur gjithmonë një bindje se “nuk mund të ndryshosh situatat kur ti refuzon të përballësh me ta”.
Topalli tutje shtoi se politika shkatërrohet me politikën pa principe, me qejfet pa ndërgjegje, me pasurit që nuk janë fryt i punës, me dijen kur vjen pa karakter dhe me marrëveshjet kur bëhen pa moral.
“Çdo vuajtje dhe mësim që merr ka farën e vet. Kam pasur gjithmonë një bindje, nuk mund të ndryshosh situatat kur ti refuzon të përballësh me ta. Unë nuk kam ikur nga PD-ja, demokratët kanë ikur.Politika shkatërrohet me politikën pa principe, me qejfet pa ndërgjegje, me pasurit që nuk janë fryt i punës, me dijen kur vjen pa karakter, me marrëveshjet kur bëhen pa moral. Kur dola nga shtëpia për një moment mendoja sikur një Kuvend tjetër më parë të kisha dalë dhe të kisha thënë atë që unë kam thënë gjatë këtyre viteve. Ju sot më latë pa fjalë, ju jam shumë mirënjohëse”, ka thënë Topalli. /abc24.al/