Atentat me armë në Elbasan ndaj Talo Çelës, Nuredin Dumani arrestohet gjatë aksionit të RENEA-s n…

0
Atentat me armë në Elbasan ndaj Talo Çelës, Nuredin Dumani arrestohet gjatë aksionit të RENEA-s n…
Gjigandi

I shumkërkuari Nuredin Dumani është kapur në Fier gjatë operacionit të zhvilluara nga RENEA me ndihmën e një droni.

Mësohet se Dumani ka qenë i përfshirë në ngjarjet e pasdites në Elbasan ku u krye atentat ndaj shtetasit të shpallur në kërkim, Talo Çela.

Policia ka marrë informacion për këtë ngjarje dhe nga informacionet operative ka mësuar se Dumani pas ngjarjes është larguar për në qytetin e Fierit dhe më pas është arrestuar në një bllok pallatesh në lagjen “Apollonia”.

Sipas informacioneve të siguruara, Dumani ka qenë i armatosur në momentin e arrestimit nga forcat speciale “RENEA”.

Ndërkohë forca të shumta policie kanë bllokuar një segment rrugor të lagjes “15 tetori” dhe Apollonia në Fier ndërsa operacioni vijon . Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia e Fierit.

RonaTyra

Kush është Nuredin Dumani?

37-vjeçari është emër i njohur në botën e krimit. Ai është autor i dyshuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës, kjo pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Klevis Alla i cili tha se vëllezërit u vranë pasi akuzoheshin se nuk i kishin kthyer një shumë të konsiderueshme parash që kishin lënë në servisin e tyre.

Dumani është shok me Klevis Kapllanin, i ekzekutuar me 14 plumba më 15 shtator.

Ai akuzohet edhe si organizator i vrasjes së Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdylit, në 2 mars të vitit 2020.
Për vrasjen e katër të rinjve në Durrës, Dumani ka bashkëpunuar së bashku me Talo Çelën, ndërsa sot ai akuzohet për vrasjen e vëllait të tij, Bujar Çela.

Gjithashtu Dumani ka qenë i lidhur me një rrjet prostitucioni që doli në dritë pas denoncimit të një vajze nga Durrësi të trafikuar në Francë.
Sipas dëshmisë së saj, Dumani ishte tutori që i mashtronte vajzat duke u propozuar martesë dhe në rast refuzimi i kërcënonte se do të vriste familjarët e tyre. /tch/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu