Jon Batiste është martua në fshehtësi me Suleika Jaouad, të dashurën e tij prej tetë vitesh, gjatë muajit shkurt.
Jaouad, e cila është autore e “Between Two Kingdoms”, tha se ngjarja ndodhi pikërisht përpara se ajo të bënte një tjetër transplant të palcës kockore, pasi ajo ishte diagnostikuar me leukemi për herë të dytë.
“Ne u martuam një ditë para se të shtrohesha në spital për t’iu nënshtruar transplantit të palcës së eshtrave”, tha ajo për “CBS Sunday Morning”.
Foto: Getty
“Ne e kemi ditur që donim të martoheshim, mendoj, që në javën e parë që filluam të takoheshim. Pikërisht atëherë Jon më ngriti për herë të parë temën e martesës. Pra, kemi menduar para tetë vitesh. Kjo nuk është një vendim i nxituar!”, shtoi ajo.
Tutje, Sulekia shtoi se diagnoza e saj nuk ishte në fakt një faktor që ata kurorëzuan dashurinë pikërisht tani.
“Ai më tha: “Unë thjesht dua të jem shumë i qartë, nuk po të propozoj për shkak të kësaj diagnoze. Më është dashur një vit për të dizajnuar unazën tënde. Pra, dije se kjo kohë nuk ka të bëjë fare me të. Por ajo që dua që ju të dini është se kjo diagnozë nuk ndryshon asgjë. Thjesht më bën më të qartë se unë dua të bëjë këtë dhe që ne të jemi bashkë. Por sapo kuptuam se kishim këtë dritare të vogël para transplantit të palcës së eshtrave, ne vendosëm ta bënim”, tha ndër tjera partnerja e artistit.
Foto: Getty Images
“Dhe unë do t’ju them, kur hymë ditën e transplantit të palcës kockore ishim në renë e nëntë. Ne ishim kaq të lumtur, kaq të mbushur me dashuri dhe pozitivitet nga kjo mbrëmje e bukur që kishim pasur. Dhe unë vërtet besoj se kjo ndihmojë të vazhdonim tutje”, tha ajo.
Ndërkohë, këngëtari dhe tekst shkruesi amerikan po shijon suksesin edhe në karrierën muzikore.
Të dielën (3 prill), Batiste mori pesë çmime “Grammy”, duke përfshirë videoklipin dhe albumin më të mirë të vitit.
/abc24.al/
Foto: Getty