DJ Geek publikon një foto të ëmbël përkrah Dafinës teksa i dhuron një puthje në kokë

0
DJ Geek publikon një foto të ëmbël përkrah Dafinës teksa i dhuron një puthje në kokë
Gjigandi

Janë ndër çiftet më simpatike të estradës dhe dashurinë për njëri-tjetrin e tregojnë vazhdimisht me postime të ndryshme në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për këngëtaren Dafina Zeqiri dhe DJ Geek, te cilët prej vitesh po shijojnë një histori të bukur dashurie.

Dyshja janë pothuajse të pandashëm duke qenë se Genc Halimi (emri i plotë) është gjithashtu DJ zyrtar i artistes së njohur.

Foto: DJ Geek/Instagram

RonaTyra

Një foto ku shihen së bashku e ka ndarë se fundi Geek teksa shihet duke qëndruar prapa Dafinës duke i dhuruar një puthje në kokë.

Krijuesja e shumë hiteve dukej në formë të mirë pa makijazh, bluzë të shkurtë me ngjyrë të bardhë të kombinuar me pantallona të zi.

Në anën tjetër DJ Geek shihet I veshur me një këmishë dhe xhinse blu, të përshtatu me bluzë dhe xhaketë të gjelbër.

Ndryshe, kujtojmë që Dafina aktualisht po shijon suksesin e bashkëpunimit me Muma “Dashni”, ndërsa ka paralajmëruar një projekt të ri muzikor. /

abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu