Jeta moderne ul ndjeshëm pjellorinë tek meshkujt

0
Gjigandi

Sipas një studimi, cilësia e spermës po bie çdo vit, ndërsa ekspertët frikësohen se jeta moderne shkatërron pjellorinë mashkullore. Klinikat e fertilitetit kanë zbuluar se lëvizshmëria e spermatozoidëve ose ‘notarëve’ – në mostrat e meshkujve ka rënë me 1.8 % çdo vit.

Ndërkohë, një tjetër studim zbuloi se fertiliteti mashkullor është në rënie në pesë nga gjashtë qytete amerikane. Autorët e saj thonë se gjetjet mund të jenë një ‘paralajmërim për shëndetin publik’ dhe se ushqimet e shpejta, mungesa e stërvitjes dhe ndotja nxisin problemin.

Vitin e kaluar, ekspertët paralajmëruan se specia njerëzore mund të përballej me zhdukjen, pasi doli që niveli mesatar i spermës në vendet perëndimore ishte më shumë se i përgjysmuar në një brez.

Studiuesit e udhëhequr nga Kolegji Mjekësor “Sidney Kimmel” në Filadelfia dhe klinika e fertilitetit IVIRMA monitoruan pothuajse 120,000 burra që kërkonin trajtim për problemet e fertilitetit në Spanjë dhe SHBA nga 2002 në 2017.

Burrat u vendosën në tre grupe në bazë të miliona spermatozoidëve “notarë” në monstrat e tyre të spermës. Matja e ‘notarëve’ shihet si mënyra më e mirë për të vlerësuar pjellorinë, se sa numri i spermatozoidëve në total. Midis meshkujve amerikanë në grupin më pjellor, i cili kishte më shumë se 15 milion spermatozoidë në lëvizje, numri u ul me 1.8 % për secilin vit studimi.

RonaTyra

Mes viteve 2002 dhe 2005, 84.7 % e meshkujve ishin në grupin më pjellor, por kjo ra në 79.1 % midis 2014 dhe 2017. Në të njëjtën kohë, përqindja e burrave që arrinin të pllenonin më pak vezë u rrit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu