“Je turpi i këtij vendi” Incident në takimin e Rudina Hajdarit në Shkodër, mbyll takimin para kohe – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Incident në shkollën “Shejnaze Juka” në Shkodër ku ndodhej dhe deputetja Rudina Hajdari.
Ndërsa po fliste deputetja një djalë i ri u fut në sallë dhe iu drejtua Hajdarit: Ju nuk përfaqësoni të djathtën por i shërbeni Edi Ramës.

Djali i ri shton: E njeh Azem Hajdarin. Ai ka luftuar për të sjellë demokracinë ndërsa ti po kthen komunizmin. Shtojca e Edi Ramës, je turpi i shqiptarëve.
Rudina Hajdari: Më vjen mirë që e njeh Azem Hajdarin
Më pas djali u largua dhe Rudina vijoi: “Ajo çfarë ndodhi tani është çfarë bën politika e sotme. Na ndan mes PD e PS. Nuk duhet të lejojmë politikën të na përçajë”
Sot ishte Dita Europiane e Gjuhëve të Huaja dhe deputetja Rudina Hajdari ishte e ftuar në shkollën e gjuhëve të huaja në Shkodër.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu