Adnan Januzaj nxjerrë fjalë të mira për Kosovën.
Lojtari i Belgjikës, me prejardhje nga Istogu i Kosovës, ka folur për Kosovën gjatë një bisede LIVE në Instagram me lojtarin e Kombëtares tonë, Benjamin Kololli, me të cilin njihen prej kohësh.
“Jam i lumtur për Kosovën. E shikoj Kosovën çdo herë dhe ata do të kualifikohen në EURO 2020”, thotë Januzaj.
Biseda me Kolollin bëhet në gjuhën frënge.
Gjatë bisedës Benjamini përmend disa herë edhe klubin e Napolit.