Mikel Arteta thotë se Mesut Ozil nuk u ftua në skuadrën e Arsenalit për takimin me Manchester City në Premierligë për shkaqe taktike.
Ozil nuk ishte në formacionin startues e as në mesin e nëntë zëvendësuesve për ndeshjen e zhvilluar në ‘Etihad’.
Arsenali humbi 3:0 pas golave nga Raheem Sterling, Kevin De Bruyne dhe Phil Foden.
Pas ndeshjes, Arteta u pyet për mungesën e Ozilit.
Përgjigja e tij ishte e shkurtër: “Për arsye taktike”.