Ja pse është nivel tjetër – shikoni çka ka bërë Ronaldo në stërvitje

0
Gjigandi

Nivelet e Cristiano Ronaldos nuk kanë rënë aspak gjatë kohës së karantinës shkaku i COVID-19.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë është rikthyer në stërvitje te Juventusi, derisa Italia po përgatitet për rifillimin e Serie A pas dyerve të mbyllura.

Dhe sipas AS, Ronaldo ishte në fushën e stërvitjes katër orë para shokëve të skuadrës, duke bërë disa trajnime dhe teste individuale.

Është thënë gjithashtu se duke u gjykuar nga rezultatet e tij, Ronaldo është rikthyer në formë më të mirë sesa ishte para pezullimit të futbollit, pasi vazhdoi regjimin e stërvitjeve intensive edhe gjatë kohës në karantinë.

Portugezi edhe në sezonin e dytë në Serie A po gëzon formë të mirë, ku ka shënuar 21 gola deri më tani, dhe është rrugës së mirë për të fituar titullin e dytë italian me Juventusin.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu