Para 24 viteve ishte situatë krejt ndryshe në Republikën e Kosovës, shumë veprimtarë sportiv luftonin më mish e më shpirt për të organizuar garat në të gjitha disiplinat sportive dhe ishin të shantazhuar e kërcënuar nga regjimi kriminal serb.
Në vitin 1996, Agim Ademi, kishte organizuar turneun tradicional për nder të dëshmorit Ismet Krasniqi, i cili ishte vrarë nga forcat kriminale serbe.
Kush ishin përkrah tij?
Në të majtë është Rexhep Abdullahu, atëkohë kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, i cili ka ndërruar jetë në tetor të vitit 2007 dhe djathtas është Ramë Buja, atëkohë përgjegjës për sport nga Qeveria e atëhershme. Një periudhë e sfidave të mëdha dhe e rrezikshmërisë së lartë, kur Agim Ademi organizonte turne në kuadër të Republikës së Kosovës.