Tottenhami i ka ofruar 5 milionë euro për transferimin e yllit të Kosovës, Vedat Muriqi, shkruan “A Spor”.
Por, oferta është dukshëm më e ulët se që po kërkon Fenerbahçe për Muriqin. Fenerbahçe kërkon së paku 20 milionë euro.
Sulmuesi 26-vjeçar është duke u kërkuar nga disa klube angleze, por raportohet se në garë është futur edhe klubi italian Lazio.
Këtë edicion Muriqi i ka shënuar 15 gola dhe i ka asistuar gjashtë tjerë në 28 ndeshje në të gjitha garat.