Duka: Jemi në kushte të reja

0
Gjigandi

Armand Duka paralajmëroi të hënën takimin me klubet e Superiores dhe kështu ka ndodhur. 

Ditën e sotme, përfaqësues të 10 klubeve ishin në zyrat e reja te FSHF dhe diskutuan në lidhje me protokollin sanitar që do përdoret që të luhet futboll. Ende Ministria e Shëndetësisë nuk e ka dhënë “OK”-in dhe kjo është konfirmuar nga Duka, sikurse edhe konsensusi për ta nisur kampionatin më 3 qershor dhe për ta përfunduar me 29 korrik.

Kreu i FSHF foli edhe për opsionin për ta ndalur futbollin: “Disa mendonin që edhe mund ta mbyllnim kampionatin. Jo vetëm penalizimi i UEFA-s është problem, por edhe karriera e futbollistëve. 6 muaj pa luajtur për një futbollist, do ishte shumë e dëmshme. Është shumë mirë për ta. Kjo epidemi na ra për keq, por uroj ta kemi kaluar tani. Është shumë më mirë që të rikthehen të luajnë dhe të kapin tempin e lojës, për të vazhduar sezonin e ardhshëm në kushtet normale.

Kosto për zbatimin e protokollit nuk është e lartë, sikurse Duka thotë më pas: “Protokollet nuk kanë ngarkesë ekonomike, thjesht duhet t’i respektosh. Kostoja e tyre nuk shkon më shumë se 2% e buxheteve të klubeve. Kultura e respektimit të rregullave, në shoqërinë shqiptare, nuk është shumë e mirë. Duket sikur ka kosto financiare, por jo.

 

RonaTyra

Nuk është kosto financiare që futbollistët të zhvishen në dhomë, apo mos të përdorin shishen e ujit të njëri-tjetrit. Nuk janë shpenzime të jashtëzakonshme. Kosto reale është transporti. Stafi duhet të udhëtojë më vete dhe futbollistët më vete. Si dhe akomodimi në transfertë, sepse futbollistët duhet të flenë në dhoma teke.

Sot administrata e FSHF-së kanë dërguar në ministri protokollin sipas kërkesave, për rifillimin e stërvitjes dhe ndeshjes zyrtare. Besoj se do të kemi një përgjigje pozitive brenda javës. Nëse rikthimi do ishte më i shpejtë, do të kishte qenë më e përshtatshme.  Jemi në këto kushte, por kemi gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme.

Unë nuk kam frikë. Është thënë që në datën 18 do të rikthehet stërvitje. Gjithsesi ne nuk mund të bëjmë ligjin. Nëse qeveria e ndryshon këtë, do të respektojmë vendimin e qeverisë. Jemi në kushte të reja, nuk mund t’i paraprijmë se çfarë vendimi mund të marrë qeveria. Të gjithëve do t’i matet temperatura para stërvitjes dhe ndeshjes, në qoftë se do të ketë shenja, patjetër që do ketë tampona”, mbylli Duka.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu